Bastiset shtëpia e Donika Kadaj-Bujupit

Aktuale

Bastiset shtëpia e Donika Kadaj-Bujupit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:00
Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti ne Kuvend (foto arkiv)

Para pak çastesh, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Donika Kadaj – Bujupi.

Media mëson se deputetja po kërkohet nga auturoitetet e sigurisë me një urdhër nga gjykata themelore.

Bëhet fjalë për rastin e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët akuzohen për gjuajtjen e gazit lotsjellës kohë më parë në Kuvend.

Ndryshe, PK-ja po kërkon për ta dërguar në Gjykatë edhe ish-liderin e LVV-së, Albin Kurtin. Mirëpo, i njëjti nuk gjendet në banesën e tij tek “Parku i Qytetit” në Prishtinë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat