Polica tregon pse shkoi te banesa e Albin Kurtit

Aktuale

Polica tregon pse shkoi te banesa e Albin Kurtit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:53
Policia e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është dashur të paraqitet në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, Kurti ka refuzuar edhe një herë që të paraqitet në Gjykatë, ndërkohë që Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar banesën e tij të Parku i Qytetit.

Për këtë Policia e Kosovës thotë se vetë Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë një urdhëresë për policinë që ta dërgojë në gjykatë Kurtin për seancën e datës së sotme.

“Gjykata Themelore ne Prishtine me 13.10.2017 ka nxjerre nje urdherese per policine qe ta dërgoj ne gjykate personin A.K perpara ores 09:00 ne seancen e dates 22.11.2017 ne proceduren e cila eshte duke u zhvilluar ndaj tij. Konform detyrimit ligjor dhe pergjegjesise per ta realizuar kete urdherese policia ka derguar nje njesi- patrulle policore per ta kerkuar personin ne adresat dhe detajet e tjera te dhena por nuk ka hasur ne te. Nderlidhur me kete policia do te njoftoj gjykaten perpara fillimit te seances dhe me pastaj mbeten ne kompetencen e gjykates veprimet e metejme”, thonë zyrtarët policorë.

Ndërsa, në Gjykatë është paraqitur vetëm deputeti Faton Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat