Thaçi: Kosova dhe Kanadaja së shpejti me marrëveshje

Aktuale

Thaçi: Kosova dhe Kanadaja së shpejti me marrëveshje

Nga: D.Rr Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e tij me ministrin për tregti ndërkombëtare të Kanadasë, nënshkruan sot Letrën e Qëllimit të mirë, e cila i paraprin marrëveshjeve të ardhshme për mbrojtje të investimeve në mes dy vendeve

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook:

Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes dy vendeve tona.

Me Ministrin për Tregti Ndërkombëtare të Kanadasë, François-Philippe Champagne, sot nënshkruam Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje.

Bashkëpunimi ynë bilateral është duke u rritur në ekonomi, veçanërisht në fushën e minierave dhe investimet kanadeze kanë shumë rëndësi për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat