Sejdiu tregon pse është i ngushtë rezultati në Prishtinë dhe Prizren

Aktuale

Sejdiu tregon pse është i ngushtë rezultati në Prishtinë dhe Prizren

Nga: D.Rr Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:49
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se partia e tij i ka ditur pazaret e fshehta të PDK-së dhe LDK-së, në të cilat ato kanë dashur t’i ndihmojnë njëra-tjetrës.

Ai ka theksuar se arsyja që rezultati është i ngushtë në Prishtinë dhe Prizren, është për shkak se këto parti kanë bërë pazar në mes vete për Prishtinën dhe Prizrenin.

“E kemi ditur dhe e kemi pasur të qartë se LDK dhe PDK kanë pasur koalicion të fshehtë dhe jam i bindur se pazari ka qenë Prishtina për Prizrenin. Pra, pazari ka qenë ky që fatkeqësisht pas 18 vite pas lufte, kemi përfunduar në një manifestim kaq të ulët të mendimit politk”, ka thënë Sejdiu për TV Dukagjinin.

Dardan Sejdiu gjithashtu përmendi se Vetëvendosje nuk i frikësohet numërimit të votave me kusht, dhe se është i bindur që partia e tij do të dalë fituese në Prishtinë dhe Prizren./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat