Haxhiu kritikon ashpër Haradinajn: E gërditshme dhe e turpshme heshtja e tij!

Aktuale

Haxhiu kritikon ashpër Haradinajn: E gërditshme dhe e turpshme heshtja e tij!

Nga: Bota Sot Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:14
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk është paraqitur sot para Gjykatës për rastin e hedhjes së gazit në Kuvend.

Por, ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës kanë qenë veprime politike dhe se “falë atyre veprimeve është ndalur, sipas saj, bosnjëzimi i Kosovës.

Ajo ka kritikuar ashpër edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se nuk po flet për persekutimin e deputetëve, përcjell Bota sot.

Më poshtë statusi i plotë i Albulena Haxhiut:

Veprimet e gazit lotesjelles ne Kuvendin e Republikes kane qene veprime politike dhe ne ate kohe i kemi nderrmare bashke me opoziten e asaj kohe, AAK dhe Nismen. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojme bosnjezimin e Kosoves dhe faljen e territorit!

Ne ate kohe, kur gjykatat e kapura leshonin fletearreste dhe benin perndjekje politike, kunder kesaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj!

Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet per persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gerditshme!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat