Kërkesa për arrestimin e Kurtit, Ymeri reagon ashpër ndaj Haradinajt: Ku je strukur? Pse nuk flet?

Aktuale

Kërkesa për arrestimin e Kurtit, Ymeri reagon ashpër ndaj Haradinajt: Ku je strukur? Pse nuk flet?

Nga: B.S Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:36
Visar Ymeri

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së sotme ka lëshuar fletarrest për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu.

Pas këtij vendimi të Gjykatës, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër lidhur me heshtjen e Kryeministrit Haradinaj.

“Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën”, ka shkruar Ymeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i Ymerit:

Politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta jonë u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme. Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës.

Këto fletarreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën.

Të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë.

Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat