Karaqica: Pse kaq nervozë në debatet në televizionet e Kosovës?

Aktuale

Karaqica: Pse kaq nervozë në debatet në televizionet e Kosovës?

Nga: Bota Sot Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:08
Skënder Karaqica

Opinionisti Skënder Karaqica, ka kritikuar debatet  në televizionet e Kosovës.

Ai në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka thënë se në debatet tona, më shumë bëhet zhurmë se sa debat për një temë aktuale.

Më shumë reagimi i plotë i Karaqicës:

Pse më kaq nervozë debatet në televizion?

Përditë në ekranet e televizioneve në Kosovë,në rolin e shikuesit po i përcjellim debatet me temën bosht për aktualitetin e kohës.Në këto debate, herë-herë po mungon kultura e bashkëbisedimit më personazhet e ftuara të redaksive të profilizuara dhe po merre konotacion të një zhurme që,në vend të dëgjimit na dalin shumë zëra duke i ndërhyrë njeri-tjetrit me tonet e nervozes(!).

Po kjo zhurmë u pa edhe sot në TV Klan(Emsioni ,,Info Magazinë,,) që e drejtoj gazetari Kushtrim Sadiku me tre bashkëbiseduesit e tij Merovci, Haxholli dhe Humolli rreth temës ,,Balotazhi në zgjedhjet lokale,,.

Kjo dukuri e (d)epateve në televizionet në Kosovë është bërë si ,,modë,,sa më shumë zhurmë dhe ndërhyrje ndaj njeri-tjetrit që po na krijohen debate në një ,,pentagram,,me shumë zëra e zhurmë pa thënë asgjë për temën bosht të një aktualiteti. Pse nuk pritet derisa të thotë mendimin bashkëbiseduesi dhe trup e terthorë i pritet mendimi dhe na bëhen sikur po flasin dhjetëra njerëz në të njëjtën kohë.

Do të ishte mirë që redaksitë e këtyre emisioneve politiko-informative në TV e Kosovës të parashtrojnë në fillim me bashkëbiseduesit e ftuar në studio,që debatet të nisin dhe të përfundojnë me tiparet e kulturës së debatit e jo me tone të zhurmës dhe të nervozes,ndonëse po e prishin dhe po e bëjnë të neveritshëm emisionin që kemi raste kur e kur edhe nuk ia vlenë të shikohen.

Në TV e Kosovës propozojmë debate të kulturuara dhe me mesazhe të qytetërimit shqiptar të sajuar me mirësjellje shekullore!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat