Finlanda mbështet Kosovën në integrimet evropiane

Aktuale

Finlanda mbështet Kosovën në integrimet evropiane

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:45
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e agjendës së reformave evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lart rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ambasadorja Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Diplomatja finlandeze po ashtu shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat