Thaçi reagon pas dënimit të Mlladiqit

Aktuale

Thaçi reagon pas dënimit të Mlladiqit

Nga: Bota Sot Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:08
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit nga Gjykata e Hagës.

Thaçi në një postim në Tëitter, ka thënë se dënimi i Mlladiqit, është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët e këtyre akteve dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi,” ka shkruar ai.

Ndryshe, Mlladiq u dënuar sot pasi Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat