Kërkohet një proces demokratik në zgjedhjet brenda PDK-së

Aktuale

Kërkohet një proces demokratik në zgjedhjet brenda PDK-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 nëntor 2017 Në ora: 15:47
Foto arkiv, Mbledhje e PDK-së

Rënia drastike e PDK-së në zgjedhjet e balotazhit dhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, ka bërë që në këtë subjekt politik të paralajmërohen zgjedhjet e brendshme partiake.

Por, analisti politik Nexhat Haziri shprehet skeptik se në këtë subjekt politik do të mbahen zgjedhje fer dhe demokratike.

Image
Nexhat Haziri

“Mendoj se Veseli duhet të garantoj një proces demokratik dhe të lirë të këtyre zgjedhjeve që do t’i shërbente një kthese pozitive të PDK-së, në të kundërtën nëse përsëriten proceset zgjedhore të brendshme neper të cilat ka kaluar kjo parti politike, dhe në bazë të të cilave ka funksionuar, trendi i dobësimit dhe humbjes së fuqisë së këtij subjekti politik do të jetë në vazhdimësi”, tha Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, nuk mund të ketë një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike, kur partitë politike kanë mungesë elementare të demokracisë.

“Mendoj se zgjedhjet e shpallur nga PDK-ja pas pësimit të këtij debakli në zgjedhje, duhet t’i shërbejnë kësaj reforme e asesi për rehabilitim të figurave të caktuara politike, gjë që kjo e fundit përfundimisht do ta fundoste vetë PDK-në. Është në dorën e lidershipit të PDK-së, por edhe anëtarësisë së sajë se si do konceptojnë procesin e zgjedhjeve të brendshme, por dëshira e të gjithëve, besoj e shumicës së anëtarësisë së sajë është që ky proces zgjedhor të jetë demokratik dhe korrekt që partisë t’i jepet një imazh tjetër nga ai që e ka sot”, shtoi Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat