Mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit janë të mëdha

Aktuale

Mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit janë të mëdha

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:56
Pamje nga takimi

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, takoi sot shefin e Misionit të UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe inovacionit.

Më këtë rast, Beqaj theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF-it, në fushën e edukimit dhe inovacionit, duke shprehur angazhimin e tij maksimal në hapjen e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve. 

“Bazuar në faktin se Kosova ka popullsi të re në moshë, mundësitë për orientimin e rinisë drejt trendeve të globalizimit, janë shumë të mëdha”, ka thënë ministri Beqaj. Ministri Beqaj dhe shefi i UNICEF-it Co u pajtuan që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe UNICEF Kosova të angazhohen për një plan veprimi për fuqizimin e rolit ekonomik dhe social të rinisë kosovare, për edukim më të mirë.

Ishte konstatim i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve se në Kosovë ka nevojë të hapet një dritare e mundësive për fuqizimin ekonomik të të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat