Haradinaj kërkon zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës

Aktuale

Haradinaj kërkon zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj në organizimin e Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ma marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë, për nder të Ditës së Mbretit.

“Ishte kënaqësi që të bashkohem në organizimin e Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë për nder të Ditës së Mbretit.

Uroj për prosperitet dhe progres të Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj, si dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona!” ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat