Flet Isa Mustafa: AKR-ja na befasoi në Prishtinë, ja kur LDK do ta votojë Demarkacionin

Aktuale

Flet Isa Mustafa: AKR-ja na befasoi në Prishtinë, ja kur LDK do ta votojë Demarkacionin

Nga: Bota sot Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:30
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për demarkacionin me Malin e Zi

Ai ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë nga komisioni shtetëror që të vendos kufirin në vend të caktuar, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se LDK  do ta votojë demarkacionin, nëse qeveria aktuale e vendos kufirin në Zhlep dhe Çakorr.

“Unë e kam pyetur Murat Mehën në mbledhje se a është ky kufiri që ka qenë që nga koha e Jugosllavisë dhe ai ka pohuar se është ai dhe nuk ka asnjë dokument që ka një kufi tjetër”, është shprehur a në Zona e Debatit.

Nëse nuk del se kemi humbur tokë, atëherë ata duhet të thonë pse na kanë shpallë tradhtarë dhe pse kanë bërë propagandë.

Mustafa: PDK-ja po e paguan prishjen e koalicionit, LDK-së në zgjedhje i besoi qytetari

“Demarkacioni nuk ka qenë arsye pse u prish qeveria. Ka qenë pretekst, sepse arsyet kanë qenë tjera…Jam munduar që pikë për pikë t’i përmbahem marrëveshjes me PDK-në, si dhe me pakicat. Ndaj PDK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që ta mbështesë atë mocion, por ajo po e paguan këtë vendim, sepse ka dalë keq edhe në zgjedhje qendrore, edhe në ato lokale”.

“Jam munduar që pikë për pikë t’i përmbahem marrëveshjes me PDK-në, si dhe me pakicat. Ndaj PDK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që ta mbështesë atë mocion, por ajo po e paguan këtë vendim, sepse ka dalë keq edhe në zgjedhje qendrore, edhe në ato lokale. PDK-ja megjithëse është rival kryesor i LDK-së, ka meritat e saj për punë të mëdha të kryera në periudha të caktuara të historisë së vendit”.

“Gazmend Muhaxherit i jam falënderues sepse trimërisht e ka mbrojtur këtë vijë kufitare, dhe është ballafaquar me qytetarët atje. Por tani ka marrë një numër të madh të votave, pikërisht nga ata qytetetarë, që e kanë vlerësuar qëndrimin e tij. AAK-ja në këtë rast ka pasur kauzë të rrejshme, por mendoj se tash duhet ta pranojë se ka qenë e tillë. Nëse ata mund ta vërtetojnë se kufiri është në Zhlep, LDK-ja do t’ua votojë. Por si kufi shtetëror, jo si kufi vec i bindjeve të Aleancës”.

“Në fund ne e themeluam një komision me profesionistët më të mirë të vendit, të cilët e konstatuan se kufiri me Malin e Zi ishte në rregull, por se ishin humbur 2.5 kilometra katror me Maqedoninë më herët. Edhe komisioni i formuar nga presidentja Atifete Jahjaga erdhi në atë përfundim. Njëjtë ka konstatuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Unë ju pata kërkuar profesorëve Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi se ata duhet të jenë të përgjegjshëm profesionalisht. Tash po them se ne do ta votojmë marrëveshjen me Malin e Zi, nëse mund ta argumentojnë se kufiri është në Zhlep e Çakorr”.

“Sa i përket votave të serbëve, ata më patën thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin ngaqë kanë pasur sinjale nga shteti serb se një veprim i tillë do të ishte pranim i sovranitetit të shtetit të Kosovës. Por ata më patën thënë se do ta votonin marrëveshjen, nëse SHBA-ja do të bënte presion tek Serbia”.

“Ka një huqje të madhe ky komision për demarkacion, e ajo qëndron në faktin se ne pavarësinë e kemi shpallur në vitin 2008, dhe jo në vitin 1945, apo 1950. Ne pavarësinë e kemi shpallur mbi Dokumentin e Ahtisaarit, dhe kufijtë i kemi sipas atij dokumenti. Nga ana tjetër, ne 200 kilometra katror në veri i kemi marrë më 1958 dhe nëse ne kërkojmë që me Malin e Zi të marrim toka sipas vitit 1945, Serbia do ta përdorë këtë gjë kundër nesh”.

Mustafa ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve lokale, të cilin e sheh si rrjedhojë e besimit që qytetari ka në LDK-në, rrjedhimisht i mosbesimit që ka krijuar PDK-ja, pas manovrave të ndryshme politike përgjatë viteve.

“Sa i përket komunave ku nuk kemi qenë në balotazh, ne në shumicën e rasteve nuk kemi marrë anë, por kandidatët kanë qenë të lirë të bëjnë marrëveshje. Por u kemi kërkuar që të jenë korrekt ndaj të gjithë atyre që i kanë mbështetur, sepse vijnë zgjedhjet tjera, dhe nuk është mirë ta kemi atë gjë që na rri mbi kokë”.

“Mendoj që të gjitha rezultatet që kemi arritur në këto zgjedhje janë besim i qytetarit, sepse kemi arritur që të jemi partia më e madhe në vend, pavarësisht mënyrës së matjes. Ne do ta kemi përgjegjësin e plotë ndaj kësaj vote, ndaj qytetarëve”.

Mustafa: Demarkacioni e Asociacioni u përdorën për rrëzimin e Qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e Demarkacionit e Asociacioni, u shftrytëzuan si pretekst për shpalljen e mosbesimit të Qeverisë që ai po drejtonte.

Sipas tij çështja e Demarkacionit ishte ajo që Opozita e atëhershme, AAK, Vetëvendosje e Nisma, e shpallën tradhëtar duke pretenduar se falën territorin e Kosovës.

”Ne kemi punuar në flakë, i bënim të gjitha punët në situatën kur po sulmoheshim nga të gjitha anët kundër qeverisjes tonë”.

”Në opinion më nuk dominonte çështja ekonomike e sukseset e arritura. Atëherë dominonte gazi lotsjellës, çështja e Asociacionit e Demarkacionit, blloakda e institucioneve, dominonin edhe këto arsye si tema të mëdha e të njëjtat u shfrytëzuan si pretekst për me shpall mosbesim ndaj qeverisë sepse ne smerrshim vendime të mëdha”.

”Megjithatë tashmë për mua është habi se çfarë bënë tash ky komision sepse nëse këta njerëz janë në komision pse kanë nevojë të punojnë për tre muaj. Atëherë luftojshin për harta. E sot ku janë ato harta”.

Isa Mustafa i cili aktualisht është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë konsideron se Qeveria Haradinaj dhe Kuvendi aktual, është i dobët pasi s’mund të marr vendime të mëdha, cështje kjo që dikur akuzohej ai gjatë mandatit të tij qeverisës.

”Tash pres nga kjo Qeveri e nga ky Kuvend të merr vendime të mëdha por, smund të merr asnjë vendim sepse është një Kuvend që ka shumicë shumë fragjile që smund të marr asnjë vendim të rëndësishëm”, ka përfunduar Mustafa.

Shpendi nuk bëri gjë si kryetar, AKR-ja na befasoi në Prishtinë, flet Isa Mustafa

“Mua më vjen keq që AKR-ja nuk na përkrahu dhe nuk ishte me ne në garë. Nuk e di cfarë ndodhi, sepse ne kishim premtime dhe zotime se ata ishin me ne… Mendoj që Shpend Ahmeti po të punonte edhe 25 vjet, nuk do të arrinte të bënte atë që kemi bërë ne për katër vjet”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se puna e bërë në katër vjetët e kaluara nga Shpend Ahmeti, as nuk mund të krahasohet me punët që ka bërë ai sa udhëhiqte me Prishtinën.

Në Zona e Debatit, ai ka deklaruar se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet nuk ka asnjë rezultat të dukshëm, ndërsa sa i përket koalicionit të munguar me Aleancën Kosova e Re, Mustafa është shprehur se kanë pasur dakordësim për një gjë të tillë, por që në fund nuk u respektua nga pala tjetër.

“Mua më vjen keq që AKR-ja nuk na përkrahu dhe nuk ishte me ne në garë. Nuk e di cfarë ndodhi, sepse ne kishim premtime dhe zotime se ata ishin me ne. Mbetej të formalizohej gjithcka, por tek ne më me peshë është fjala e dhënë, pasi marrëveshjet formale shpesh prishen, por sic duket as ato verbale nuk janë duke u respektuar më shumë”.

“Mendoj që Shpend Ahmeti po të punonte edhe 25 vjet, nuk do të arrinte të bënte atë që kemi bërë ne për katër vjet. Është bërë punë e madhe, megjithëse kemi pasur shumë kritika, vërejtje dhe sulme. Unë për një mandat katërvjecar i kam ndërtuar 25 shkolla, 60 terrene sportive, dhjetë salla të edukatës fizike për shkolla, dhjetë anekse shkollash, dy sheshe, dy kolektorë të mëdhenj, rrugët kryesore dhe Bulevardin Bill Klinton”.

“Nuk mund të them se nuk kemi bërë gabime gjatë punës sonë, apo se kemi bërë punë ideale. Por mund të them se është punuar shumë. Lëndët në prokurori janë cuar me tendencën që të vihet perde e zezë mbi atë që është punuar në Prishtinë”.

“Nuk kam qenë direkt i përfshirë në fushatën e Arban Abrashit, sepse kam pasur dëshirë që ai të jetë i lirë edhe në fushatë, edhe stafin ta zgjedhë vet. Natyrisht kam qenë i gatshëm që gjithmonë t’i ndihmoj me sqarime. Në katër vjetët e fundit në Prishtinë është punuar gabim, si rasti i trotuareve që janë thurur, e që më mirë do të ishte të ngritej niveli i tyre. Por edhe rrugët janë ndërtuar në prona private. Këta njerëz që kanë qeverisur në këto katër vjetët e fundit nuk meritojnë besimin e qytetarit. Nuk kanë ndërtuar asnjë rrugë të re të dukshme, asnjë shkollë të re, por ka pasur veç një propagandë për autobusët”.

“Kemi punuar shumë në mandatin tonë, aq sa pata thënë që me duar në xhepa e pres votën e qytetarëve. Qe keqpërdorur kjo thënie imja pastaj, sepse unë e kam pasur në këtë kuptim, por unë me duar në xhepa nuk i kam ndërtuar gjithë ato rrugë, shkolla, terrene sportive”.

Image

Mustafa flet për gazin lotsjellës në Kuvend: Kurrë nuk kemi pasur sqarime si po futej ai aty

Lideri i LDK-sw, Isa Mustafa ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur në Kuvend dhe sulmet që janë bërë ndaj ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë.

Në Zona e Debatit ai ka thënë që ka kërkuar nga policia gjithmonë që të ruajë njerëzit, që të mos ketë viktima.

Sa i përket Kuvendit, ai ka thënë se aty zot shtëpie është Kadri Veseli, i cili është ende dhe se aty ka qenë punë e tij dhe jo e Mustafës që të veprojë.

Lideri i LDK-së ka thënë se kurrë nuk kanë pasur sqarime nga Kuvendi se si po futet gazi në Kuvend dhe se kur ka pyetur për këtë, nga Kuvendi kanë thënë se aparatet nuk e detektojnë gazin.

“Kurrë nuk ka pasur sqarime. Unë u kam thënë se nëse është ashtu, të njëjtat aparate përdoren edhe në aeroport dhe nëse është ashtu, njerëzit mund të fusin gaz dhe të përdoren në aeroplan për të kërcënuar ekuipazhin dhe për të kidnapuar avioni”, është shprehur ai.

Flet Mustafa: Ja pse duhet të bëhet rinumërimi i votave në Prishtinë

Ish kryeministri i Kosovës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se duhet të bëhet rinumërimi i votave në komunën e Prishtinës, që të dihet qartë fituesi.

Duke thënë se mbështet kandidatin e LDK-së, Mustafa në Zona e Debatit ka thënë se do të pranojë fituesin, atë që e ka vendosur vullneti i popullit, por që më mirë do të ishte që të numërohen të gjitha votat, edhe ato me kusht dhe të definohet fituesi, përcjell Bota sot.

“Janë më pak se 240 vota në rezultatin e zgjedhjeve për dy kandidatët dhe do të ishte më mirë të bëhej numërimi”, ka thënë ai.

”Kemi sfidën për Prishtinën për të kaluar në mënyrë reale në mënyrë që fituesi të jetë ai që kanë dashur qytetarët e Prishtinës”.

”Kemi dy degë që kemi pasur rezultatet që nuk i kemi pritur. Është një pjesë e Prishtinës që është në zhvillim e sipër”.

”Është përmirësuar gjendja në krahasim me atë të 22 qershorit, por jo edhe aq sepse nuk kemi arritur një rezultat të duhur. Megjithatë vlerësoj atë që është arritur në degën e tretë dhe në degën e katërt”.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa tutje ka thënë se rinumërimi i votave është i nevojshëm në mënyrë që të pastrohet gjendja e gabimeve të mundshme në balotazh.

Kjo pasi sipas tij ka një diferencë mjaft të ngushtë në mes kandidatit të tyre për Prishtinën, Arban Abrashit si dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahemtit.

”Kur je në zgjedhje është luftë për secilën votë. Por, është proces zgjedhor i kapërcyer që mund të jetë një mësim se si mund të sjellim votat me kohë në të ardhmen”.

”Në mënyrë që fitorja të jetë e qartë ne kemi kërkuar rinumërim. Jam i bindur që do të fitojë kandidati ynë, Arban Abrashi, por ajo varet nga qytetarët”.

”Megjithatë për të pastruar këtë situatë, do të ishte më mirë, të bëhej rinumërimi i votave, për tu sqaruar të gjitha gabimet eventuale të bëra”.

”Rezultati është shumë i përafërt e sigurisht që gjithmonë janë dyshimet se mund të ketë ndodhur diçka”, është shprehur Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat