Naser Rugova “përplaset” me Albin Kurtin

Aktuale

Naser Rugova “përplaset” me Albin Kurtin

Nga: N.A Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:25
Naser Rugova dhe Albin Kurti

Naser Rugova ka reaguar në kuvend pas fjalës se Albin Kurtit, kur ky i fundit LDK-në i quajti kriminel dhe kapës të shtetit.

Në reagimin e tij, Rugova kujtoi se sot është përvjetori i vrasjes se Xhemaj Mustafes, dhe pothuajse askush nuk e ka përmendur dhe nuk ka marr një iniciativë për zbardhjen e vrasjeve te pasluftës,

Rugova po ashtu ka përmendur edhe vrasjen e ish kryetarit te Suharekës, Ukë Bytyçit e shumë të tjerëve, shkruan "Bota sot".

Naser Rugova akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se Kamenicën e fitoi në koalicion me Listën Serbska.

“A e ngriti zërin dikush pos LDK-së njerëzve të LDK-së, e kanë përgjakur Parlamentin ish komandantin e FARK-ut për Rugovë Smajl Hajdarin, deputet i zgjedhur. Ku është morali atëherë për drejtësi këtu. Kush e ka përmendur vrasjen e kryetarit të Klinës i zgjedhur në mënyrë plebishitare Ismet Rraci, çka janë këto demagogji. Dhe kush e ngritur zërin për vrasjen e kryetarit të Suharekës Ukë Bytyçi, kush e ka ngritur zërin për vrasjen e Shaban Manajt, një veprimtar i çështjes kombëtare, dhe ju lutëm duhet të jemi parimor, kur shesim moral politik mos të përdorim demagogji por thjeshtë të sillemi si njerëz të zgjedhur, t’ia kthejmë vlerën të zgjedhurit të popullim, vetvetes dhe këtij institucioni. Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm  jo të del dikush këtu dhe të trumbetojë dhe të bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”, u shpreh deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat