Anëtari i KQZ-së nga VV: Vendimi i PZAP-it për rinumërim, skandaloz dhe tërësisht politik

Aktuale

Anëtari i KQZ-së nga VV: Vendimi i PZAP-it për rinumërim, skandaloz dhe tërësisht politik

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:01
Adnan Rrustemi

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se vendimi i PZAP-së për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren është vendim skandaloz, tërësisht politik dhe pa asnjë bazë juridike.

“Është vendim që synon pezullimin e vullnetit të qytetarëve. Është vendim absurd që kërkon edhe rinumërimin e votave me kusht dhe postë, ku ne ende nuk i kemi numëruar. Kërkoj nga QNR që të vazhdojë numërimin e votave me kusht siç ka qenë i planifikuar”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka kërkuar që të mos futet në rend dite diçka që është ende në shqyrtim ligjor.

“Pa vendosur Gjykata Supreme, nuk mund të merret vendimi nga KQZ-ja për vendimin e PZAP-it për rinumërim”, ka thënë Rrustemi.

Ndërkaq sot paradite Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha votat në Prishtinë dhe Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat