Dërguti: Vetëvendosje nuk ka pasur koalicion me Listën Serbe në Kamenicë

Aktuale

Dërguti: Vetëvendosje nuk ka pasur koalicion me Listën Serbe në Kamenicë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:04
Aida Dërguti

(E plotësuar) - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, pas debatit në seancën e Kuvendit, sqaroi për opinion se nuk kanë pasur koalicion me Listën Serbe në Kamenicë për zgjedhjet për kryetar komunash të raundit të dytë që janë mbajtur të dielën që shkoi.

Dërguti: Kurrfarë koalicioni me Listën Serbe nuk kemi pasur në Kamenicë

“Naser Rugova në emër të Grupit parlamentar të LDK-së, sapo bëri një shpifje publike për koalicionin e LVV-së me Listën Serbe në Kamenicë, e cila gjë është e pavërtetë dhe përveç që LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje, ka qenë LDK dhe kandidati i tyre i cili vazhdimisht ka bërë propagandë te serbët duke iu thënë që mos ta përkrahin djalin e Isa Kastratit, ‘terroris’tit. Pra, ishte fjala për babain e Qëndronit, . cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht është dëshmor.  Absolutisht kurrfarë koalicioni me Listën Serbe nuk kemi pasur në Kamenicë… Ne nuk kemi koalicion me Listën Serbe, kjo duhet të qartësohet për opinionin”, deklaroi Dërguti.

Ndryshe, në rrjetet sociale është parë një fletëvotim i dy kandidatëve për Kamenicë, ku shihet se shkruan tek kandidati Qëndron Kastrati, LVV, NISMa dhe Lista Serbe.

Dërguti ka komentuar edhe vendimin e PZAP-it, lidhur me rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren.

Sipas saj, po krijohet një precedent i ri ku don që ta kontestojnë fitoren e Vetëvendosjes  për dy komunat më të mëdha  në vend.

Dërguti: Vendimi për rinumërim, një përpjekje për të minuar vullnetin e qytetarëve

“Duket shumë e çuditshme për sa kohë në çdo vendvotim kanë qenë edhe kryesuesit nga të gjitha partitë politike. Po ashtu kanë pasur numër të konsiderueshëm edhe të komisionarëve të cilët e kanë nënshkruar në fund procesin dhe gjatë tërë ditës nuk kanë pasur ankesa. Po krijohet një precedent I ri ku donë të kontestojnë fitoren. Si duket ju dhemb se Vetëvendosje i fiton dy nga komunat më të mëdha dhe kjo është një përpjekje për të minuar vullnetin e qytetarëve. Sidoqoftë ky do të jetë një precedent që në të ardhmen do të mundësohet që secili subjekt politik, i cili nuk është i kënaqur me rezultatin edhe pse e ka pranuar procesin si të rregullt. Pra, kur nuk është o kënaqur me rezultatin mund ta kontestoj dhe të kërkojë rinumërim të votave”, ka thënë Dërguti.

Dërguti: Rugova po shpif, VV kandidoi e vetme në Kamenicë

Deputetja e VV-së Aida Dërguti, i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të LDK-së Naser Rugova se Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka lidhur koalicion me Listën Serbe.

Sipas Dërgutit, VV ka kandiduar e vetme në Kamenicë, ndërsa ka akuzuar kandidatin e LDK-së atje Shaip Surdullin se ka ftuar qytetarët të mos votojnë Qëndron Kastratin, babain e të cilit e ka quajtur terrorist.

“Deputeti Naser Rugova bëri shpifje për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë. Kjo është e pavërtetë. LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje. Ka qenë kandidati i LDK-së ai që ka thënë të mos e përkrahin Qëndron Kastratin djalin e terroristit”, tha Dërguti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat