Trendafilova: Aktualisht nuk ka aktakuza, po presim punën e prokurorëve

Aktuale

Trendafilova: Aktualisht nuk ka aktakuza, po presim punën e prokurorëve

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë, përveç takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, ka folur për strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara.

Ngjarja e sotme, sipas saj, është e një rëndësie të madhe që të vendoset besimi në proceset që do t’i marrë Dhoma e Specializuar, pa ndonjë ndërhyrje apo favor ndaj dikujt.

Trendafilova ka thënë se dhomat e specializuara janë të pavarura dhe nuk do të ketë ndërhyrje politike.

“Gjyqësori nuk shkon me politiken. Nëse mendon dikush që mund ta bëjë këtë atëherë nuk e ka adresën e duhur. Do të jemi në mbrojtje për dëshmitarët dhe viktimat. Nuk ka aktakuza aktualisht. Jemi duke pritur prokurorin që të kryejë detyrat e tij”, është shprehur ajo.

Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë thotë së ky është një takim i veçantë.

“Dhomat e specializuara janë krijuar që të hetojnë krimet e luftës për të siguruar gjykime të drejta, pra të ndiqen dhe gjykohen individë dhe jo organizata. Dhomat e Specializuara e respektojnë barazinë për të drejtat e viktimave”, ka thënë Trendafilova para gazetarëve. 

Ajo ka theksuar se është arritur pajtimi që dhomat e specializuara të vendosen në një shtet të tretë dhe që stafi dhe gjyqtarët të jenë ndërkombëtar.

Trendafilova është emëruar më 14 dhjetor 2016 si kryetare e dhomave të specializuara. Në mars të këtij viti është mbajtur seanca e parë plenare, ku janë miratuar tri dokumente që është kodi i etikës themelore.

Rregullorja e procedurave për dëshmi ka hyrë në fuqi më 5 korrik dhe prej kësaj date dhomat e specializuara janë funksionale dhe janë të gatshme nëse ngriten aktakuzat.

Dhomat e specializuara deri më tash kanë dy gjyqtarë nga Franca, dy nga Holanda, dy nga Italia,  4 nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.

Trendafilova tha se gjyqtarët që kanë aplikuar i janë nënshtruar vlerësimit ndërkombëtar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat