Ymeri: Gjyqtarët e PZAP-së dhe KQZ i shpallën luftë demokracisë

Aktuale

Ymeri: Gjyqtarët e PZAP-së dhe KQZ i shpallën luftë demokracisë

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:39
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri reaguar pas vendimit të Komisionit  Qendror Zgjedhor për rinumërimin e votave të balotazhit të së dielës.

Ymeri ka shkruar në Facebook se sot gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa dhe Komisioni Qendror Zgjedhor, i kanë shpallur luftë demokracisë.

Postimi i plotë:

Ata që e kanë kapur shtetin nuk e kanë bërë këtë vetëm për ta pasur, por për ta përdorur.

Telefonatat e Adem Grabovcit nuk e shpërfaqin nepotizmin, e as rehatimin e miqve (edhe pse ka shumë raste të tilla).

Është shumë më keq se kaq: Adem Grabovci jashtëligjshëm vendos njerëz në pozita kyçe “për shkak se i’u vyn aty”.

Ja pra pse i’u duhen. Për t’ia përdhosur votën qytetarit, për interesa të krerëve të PDK e LDK dhe rrjeteve të tyre kriminale. Për ta vjedhur qytetarin e të mos i ndjekë ligji. Për ta luftuar kundërshtarin në mënyrë që të mos ketë pengesa politike në ndërmarrjen e tyre kriminale.

Sot Gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa dhe pastaj Komisioni Qendror Zgjedhor, i shpallën luftë demokracisë. Dje gjykatat e kapura i shpallën luftë drejtësisë. Shteti i kapur tash e sa kohë i ka shpallur luftë Republikës.

Të gjithë këta bashkë po i shpallin luftë popullit. Të organizuar kundër tij.

Duhet t’ua kthejmë të organizuar.

Nuk mund të ketë qetësi në një vend që e ka kapluar krimi.

Shumica nuk gjunjëzohet e kundër saj nuk fitojnë dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat