AAK humbë një deputet

Aktuale

AAK humbë një deputet

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:44
AAK

Kandidati i AAK-së për Komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka fituar garën për të qenë kryetar i ri i kësaj komune.

Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, Dreshaj ka përbmysur rezultatin e deritanishëm në Istog, duke mundur Haki Rugovën e LDK-së.

Gani Dreshaj, deri sot ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së. Ndërsa me ngarkimin e detyrës si kryetar i Istogut, ligji e parasheh dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

E në vend të tij do të jetë Rafet Rama i PDK-së, i cili nga lista e koalicionit PAN, është i pari prej atyre i cili nuk kishte arritur të kishte vota të mjaftueshme për tu berë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast AAK-së i bie të humb një deputet, dhe ta ketë një më pak se sa kishte deri sot, edhe pse para dy dite numri i deputetëve të AAK-së u rrit për një, pasi që Kuvendit iu shtua Muharrem Nitaj.

Rafet Rama, ka 8868 vota, të cilat atë e bëjnë nga sonte deputet të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat