Haziri: Për zv.ministrat e Haradinajt do të paguajë shtrenjtë Edi Rama

Aktuale

Haziri: Për zv.ministrat e Haradinajt do të paguajë shtrenjtë Edi Rama

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 20:30
Lutfi Haziri. Foto: Bota Sot

Anëtri i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri në një bisedë për Indeksonline ka komentuar emërimin e zv/ministirt të 64-të në qeverinë e Haradinajt.

Sipas tij, një numër kaq i madh i zv.ministrave është papranueshëm për vendin tonë.“Zv.ministri i Infrastrukturës është më i qëlluari deri më tani, përndryshe numri prej 64 është i papranueshëm për një territor që ka më pak se 2 milion banorë dhe për një qeveri e cila është bërë qeveri e konsumit dhe e shpenzimeve të tepërta”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, të 64-të zv.ministrat do t’i kushtojnë edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Paramendone tash kur të shkojnë te Edi Rama 64 zv.ministra! Edhe ushqimin e dimrit kanë me ja harxhu Ramës!”, ka thënë ai duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat