Letrat e krerëve të shtetit për zbardhjet e vrasjeve gjatë dhe pas luftës

Aktuale

Letrat e krerëve të shtetit për zbardhjet e vrasjeve gjatë dhe pas luftës

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 20:51
Thaçi dhe Haradinaj

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka drejtuar sot një letër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në këtë letër ai ka kërkuar nga Lumezi, zbardhjen e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës.

Një gjë të till e kishte bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mirëpo kërkesën ai e kishte bërë përmes një konference të jashtëzakonshme për media, raporton Insajderi.

Përveç vrasjeve gjatë dhe pas luftës Presidenti Thaçi kishte kërkuar edhe zbardhjen e përdhunimeve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.

Ndër tjerash ai kishte kërkuar edhe zbardhjen e atentatit ndaj ish – presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Në letrën e dytë sugjerova krimeve të kryera pas lufte, apo viteve më vonë, vrasja e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, atentati ndaj Presidentit Rugova dhe vrasjet e tjera të pasluftës. Kurse në letrën e tretë kam kërkuar që vëmendje t’i kushtohet dhunimi të vajzave dhe grave gjatë vitit 1999”, kishte thënë Thaçi.

Ndërsa në letrën e kryeministrit Haradinaj thuhet “Kërkoj nga ju që në kuadër të mandatit tuaj, të angazhoni të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, si dhe zbardhjen e secilit rast të pandriçuar të vrasjeve të profilit të lartë qoftë politik apo ushtarak”.

Letra e kryeministrit Haradianj ka ardhur me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së gazetarit, Xhemajl Mustafa. /Insajderi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat