Cilët emra në Kosovë do të akuzohen nga Specialja? Trendafilova jep këtë përgjigje

Aktuale

Cilët emra në Kosovë do të akuzohen nga Specialja? Trendafilova jep këtë përgjigje

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:22
Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale,  Ekaterina Trendafilova ka thënë se ende nuk e di saktë se kur do të nisë punën Gjykata Speciale dhe ku do të ndodhin arrestimet.

Madje ajo thotë se nuk ka dijeni as për emrat e atyre që do të akuzohen për krime që kanë ndodhur pas luftës.

‘’Unë nuk i di profilet e atyre që mund të akuzohen, kështu është nuk e di, por duhet  të kujtojmë që ligji i dhomave të veçanta qartëson se askush nuk do të amnistohet apo mos të ndëshkohet sepse po merremi me krime të vecanta.’’, është përgjigjur ajo sonte në Rubikon.

Tutje ajo thotë se: ‘Krimet e luftës dhe kundër njerëzimit në sistemin vendor nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Por nuk e di se kush do të akuzohet. Nuk e di se sa njerëz do të akuzohen, gjykata është dizanjuar për numër të madh njerëzish. Nuk e di por duhe të jemi gati.’’

Madje Trendafilova ka treguar se sipas ligjit, prokurori mund të ngrisë edhe aktakuza në mënyrë konfidenciale.

‘’Sipas ligjit, pokurori mund të ngritë aktakzuë në mënyrë konfidenciale në moentin që arrresohet në bazë të dëshmive.’’, tregon ajo.

Por kryetarja thotë se nuk e di nëse ka aktakuzë konfidenciale deri më tani.

‘’Nuk e di, më vjen keq që prokurori nuk është në vendin tim.’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat