Vetëvendosje sot i drejtohet gjykatës për rinumërimin e votave

Aktuale

Vetëvendosje sot i drejtohet gjykatës për rinumërimin e votave

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 07:31
Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot do t’i drejtohet Gjykatës Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së dhe KQZ-së për rinumërim të votave në Prishtinë.

Ai ka thënë se ankesën do ta dorëzojë në ora 10:00, ndërsa, gjykatës i mbetet një afat prej 72 orëve që të kthej përgjigje.

Përndryshe, ai ka njoftuar se mbrëmë nëpërmjet një letre, i kanë kërkuar KQZ-së që së pari të numrohen votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat