Reagon Vetëvendosje: Deputetët arrestohen, e kriminelët shëtisin të lirë

Aktuale

Reagon Vetëvendosje: Deputetët arrestohen, e kriminelët shëtisin të lirë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 24 nëntor 2017 Në ora: 10:44
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha- Kollcaku

Janë arrestuar tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kada-Bujupi e Albulena Haxhiu. Deputetët derisa kanë qenë duke shkuar në vazhdimin e seancën së Kuvendit të Kosovës, ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se pas thirrjes nga Gjykata nuk janë paraqitur aty gjatë ditës së djeshme, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha- Kollcaku  ka thënë për “Bota sot” se ky është një shtetrrethim dhe se arrestohen deputetët e Kuvendit të Kosovës derisa kriminelet shëtisin të lirë.

“Shtetrrethim. Arrestohen deputetet e Kuvendit e kriminelet lirohen dhe shëtisin të lirë. Vetëvendosje po sulmohet nga të gjitha anët. Po e paguajmë për shkak të përkrahjes se madhe qytetare. Ne pikërisht terë kohën e kemi cekur ketë që u pa çartë edhe sot Shtet komplet i kapur. Ata që po angazhohen për sundim të ligjit dhe barazi nuk janë të dëshiruar” ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes.

Po ashtu, sipas saj dënimet prej 21 vitesh për aktivistët dhe deputetin e pafajshëm, arrestimet e sotme të  deputeteve flasin për shtetin policor.

“Po japin mesazh të çartë për të gjithë ata që po donë me e ndal krimin e organizuar  dhe korrupsionin e që po tentojnë të krijojnë një shtet ligjor. Ne jemi këtu. Ne nuk shkojmë askund. Beteja jonë vazhdon përkundër përpjekjeve për të na zhdukur nga faqja e dheut”,  ka thënë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat