Hoti: Të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë

Aktuale

Hoti: Të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:37
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media, tha se kjo Qeveri shumë shpejt vet do të bie, pasi që vendi nuk mund të vazhdoëj me këtë shumicë parlamentare.

Hoti: Kjo qeveri do të bjerë vet

 Ju po e shihni si po funksionon kjo shumicë parlamentare. Asnjë seancë nuk po mbahet nëse ne nuk jemi në seancë dhe besoj shpejt që Qeveria do të bjen vet.. Edhe mocioni mund të vijë. Te gjitha opcionet janë në tavolinë. Vendi kështu s’mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare që është”, tha ai.

 Ndërsa tha se shumica parlamentare në Kuvend është totalisht e papërgjegjshme, karshi obligimeve që ka.

Hoti: Shumica parlamentare, totalisht e papërgjegjshme

“Ne sot e lëshuam mbledhjen e Kuvendit, si shenje pakënaqësie me këtë formë të udhëheqjes dhe funksionimit të Kuvendit. Ne mendojmë që shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është totalisht e papërgjegjshme,  karshi obligimeve shtetërore që ka. Kemi pasur 23 pika të rendit të ditës për të kaluar, plot vendime plot projektligje, presin votën e deputetëve  të Kosovës . Ju po e shihni dhe gjithë qytetarët e Kosovës po e shohin, se me këtë praktikë parlamentare nuk ka stabilitet institucional në vend. Dhe kjo u dëshmu edhe sot. Sepse seanca u ndërpre në mungesë të opozitës në sallën e Kuvendit”, tha ai

**

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë, pasi vendi më nuk mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se e lëshuan seancën e sotme si shenjë pakënaqësie me këtë formë të udhëheqjes dhe funksionimit të Kuvendit.

“Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është totalisht e papërgjegjshme karshi obligimeve shtetërore që ka. Ju po e shihni qe nuk ka stabilitet institucional në vend dhe kjo u dëshmuar edhe sot sepse seanca u ndërpre në mungesë të opozitës. Ju po e shihni si po funksionon shumica parlamentare, asnjë seancë nuk po mbahet nëse ne nuk jemi në seancë dhe besoj shpejtë qeveria do të bjen vet. Edhe mocioni mund të vinë, t gjitha opsionet janë në tavolinë. Vendi kështu s’mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare”, tha ai./

Konferenca e grupi parlamentar i LDK-së (Drejtpërdrejt)

Grupi parlamentar i LDK-së po mban konferencë për media pas largimit nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat