Xhaçka: Kosova në rrugë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike

Aktuale

Xhaçka: Kosova në rrugë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:01
Rrustem Berisha priti në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

(E plotësuar) - Me nderime të larta nga Garda e Nderit sot është pritur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, të cilët kanë biseduar për të arriturat dhe objektivat për të ardhmen e FSK-së.

Ministri Berisha gjatë takimit ka njoftuar homologen e saj për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe rreth bashkëpunimit me partnerin strategjik, NATO-n për integrime Euroatlantike.

Berisha: Njoftova ministren për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri

“E sigurova ministren rreth procesit të transformimit të FSK-së, sepse jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që kjo të ndodhë me ndryshime kushtetuese dhe jemi duke punuar shumë që edhe komuniteti jo shumicë të jetë pjesë e këtij transformimi dhe sigurisht se rruga drejt integrimit në NATO do të jetë shumë më e lehtë për ne në rast se kjo ndodhë me ndryshime kushtetuese. Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht në integrimin e komuniteteve jo shumicë, kemi mbi 10 për qind të kuotës të këtij komuniteti jo shumicë”, ka thënë Berisha. 

Po ashtu ministri Berisha ka shfaqur gatishmërinë që FSK të jetë kontribuues aktiv i sigurisë duke avancuar kapacitetet për ruajtjen e sigurisë dhe ndërtimin e paqes në rajon.

Berisha: Të kontribuojmë në ruajtjen e stabilitetit

“Po ashtu shfaqa edhe gatishmërinë që ne si Forcë e Sigurisë të Kosovës jemi të gatshme që me kapacitetet tona operacionale që posedojmë që të jemi kontribuues pro aktiv të sigurisë dhe dëshirojmë që realisht, këto kapacitete t’i avancojmë edhe më tutje, por edhe të marrim përgjegjësitë tona në ruajtjen e stabilitetit dhe ndërtimin e paqes në rajon”, tha Berisha.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se është ndjesi e veçantë të jesh në Prishtinë në prag të festave të nëntorit.

Ajo theksoi se Kosova është gati të ecë përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit euroatlantik, dhe se Shqipëria do të jetë për krah Kosovës në këtë rrugëtim.

Xhaçka: Transformimin e FSK-së, Shqipëria e sheh si një proces të bazuar në Kushtetutë

“Sa i takon transformimit të Forcës së Sigurisë për Kosovën, e sigurova ministrin Berisha se Shqipëria e sheh atë si një proces të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim dhe në bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nuk duhet të mungoj për asnjë moment besimi te vendet aleate dhe ato partnere, të cilat kanë dëshmuar ndër vite angazhimin më serioz me politikën e tyre, për dyer të hapura. Kosova është gati tashmë të ecë përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit euroatlantik, do të jemi si për herë në krahun tuaj në këtë rrugëtim për të ndarë me ju eksperiencën tonë më të mirë të anëtarësimit”, tha Xhaçka.

FSK, sipas ministres Xhaçka, është plotësisht profesionale dhe një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë në Kosovë.  

Të dy ministrat kanë vizituar edhe Qendrën për Studime Universitare në FSK, në kazermën “Adem Jashari. 

Xhaçka: Shqipëria premton se do mbështet Kosovën për t’iu integruar në NATO

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

 Berisha ka thënë se e ka njoftuar homologen e saj për objektivat të arriturat e FSK-së dhe planet për të ardhmen.

 “Njoftova ministren për transformimin e FSK-së në ushtri, kjo do të ndodhë me ndryshimet kushtetuese. Po ashtu e njoftova rreth bashkëpunimit tonë me partnerin strategjik, NATO-n. Po ashtu shfaqa gatishmërinë që si FSK që të jemi kontribuues proaktiv të sigurisë duke avancuar kapacitetet për siguri dhe paqe në rajon”, tha Berisha.

Xhaçka ka thënë se është ndjesi e veçantë të jesh në Prishtinë në prag të festave të nëntorit.

“Besoj se bashkëpunimi është alternativ që siguron sukses që janë në interes të dy shteteve tona për stabilitet . E sigurova ministrin për mbështetjen e Kosovës për integrimin në NATO. FSK është një institucion mjaft i rëndësishme për Kosovën. Sa i takon transformimit të FSK në ushtri duhet respektuar kushtetuta e Kosovës. Kosova është gati të ec para në rrugëtimin euroatlantik”, tha Xhaçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat