Rasti Kumanova, veteranët paralajmërojnë protestë

Aktuale

Rasti Kumanova, veteranët paralajmërojnë protestë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:47
Konferenca e OVL -së

(E plotësuar) - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e invalidëve të luftës dhe familjarët e të dënuarve për rastin Kumanova kanë paralajmëruar protestë më 28 nëntor, në ora 14:00 para Teatrit Kombëtar.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj dënimet ndaj personave të rastit Kumanova i ka quajtur drakonike dhe të paarsyeshme juridikisht.

Haradinaj tha se nga qeveria presin që të bëjnë çdo gjë që rasti Kumanova të kthehet nën monitorimin e drejtësisë familjare.

Haradinaj: Presim nga qeveria të bëjë maksimumin

 “Është dashtë me bë më herët, sepse këta njerëz i takojnë kësaj qeverie dhe këta njerëz janë ata që i kanë pru këta në qeveri se sa munden dhe sa do të bëjnë mendojë që këto pyetje duhet të ia bëni atyre, ne presim që ata të bëjnë maksimumin dhe gjithçka që është e mundur kërkojmë që ata të bëjnë, çdo gjë që mund të bëjnë çoftë juridikisht. Besoj që qeveria duhet me bë sipas premtimit që dhanë që të paktën të kthehen në drejtësi ndërkombëtare”, tha ai.

Ai po ashtu tha se do t’i përgjigjen pozitivisht organizmit për protestë më 28 nëntor, pasi kështu ata nuk do t’i mbështesin vetëm familjarët, por edhe bashkëluftëtarët e tyre.

Haradinaj: Do t’i mbështesim familjarët dhe shokët tanë

 “Kemi marrë vendim që t’i përgjigjemi pozitivisht në përkrahje të këtij organizimi që kanë bërë dhe që kanë organizuar familjarët e dëshmorëve, ne këta i mbështesim jo vetëm familjarët por ne së pari i mbështesim shokët tanë, bashkëluftëtarët tanë që disa tani janë të burgosur ndërsa tjerët janë heronj të këtij kombi. Për ne është nder të kemi krah tyre në çdo situatë çoftë e mirë çoftë edhe kjo që është e padëshirueshme, prandaj ne do t’i përkrahim në çdo rrethanë dhe mundësi që ne kemi”, tha ai.

Haradinaj ka bërë thirrje për një protestë dinjitoze nga të gjithë pjesëmarrësit dhe se çdo devijim në protestë do të jetë kundër vullnetit të familjarëve.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj ka ftuar të gjithë veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të UÇK-së dhe gjithë popullin që t’iu bashkëngjiten në protestë kundër dënimeve për rastin Kumanova.

Shurdhaj: Ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë

“Protesta do të mbahet para Teatrit Kombëtar më datë 28 nëntor në ora 14:00 andaj e si kryetar i Shoqatës së Invalidëve ju ftoj që të marrin pjesë të gjithë, veteranët, invalidët e luftës të UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të gjithë popullatën e Kosovës që të na bashkëngjiten në protestë kundër këtyre dënimeve që janë bërë pa drejtësisht, për shokët tanë në Shkup”, tha ai.

Protestë për rastin “Kumanova” më 28 nëntor

Organizata e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë paralajmëruar protestë më 28 nëntor.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë një konference për media, ka thënë se  organizata së bashku me dy shoqatat, të familjeve të dëshmorëve dhe atë të invalidëve, kanë marrë vendim t’i përgjigjen pozitivisht organizimit të këshillit qendror të familjarëve.

"Ne këta i mbështesim jo vetëm familjarët por shokët tanë që ranë për liri dhe janë të arrestuar të cilët janë heronjtë e kombit. Ne jemi krah tyre në çdo situatë, prandaj ne do t’i përkrahin në çdo rrethanë dhe mundësi dhe nga këtu ftoj të gjithë organizatat, veteranët, familjet e dëshmorëve të dalin të protestojnë më 28 nëntor", tha ai.

Kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj tha se protesta do të jetë paqësore në shenjë solidarizimi me familjet e dëshmorëve dhe shokëve të tyre që janë në Shkup.

“Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar në ora 14:00, më 28 nëntor dhe ftoj të marrin pjesë të gjithë veteranët, invalidët, familjarët e luftëtarëve të UÇK-së, kundër këtyre dënimeve që janë bërë padrejtësisë për shokët tanë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat