Arrestimi i Albin Kurtit, reagon edhe Mimoza Kusari-Lila

Aktuale

Arrestimi i Albin Kurtit, reagon edhe Mimoza Kusari-Lila

Nga: Nebi Ajeti Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:39
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas arrestimit të deputetëve dhe pamjeve që u shfaqën gjatë arrestimit te tyre.

Ajo në një status në Facebook ka shkruar se ndjen keqardhje dhe indinjatë për qytetarin e Republikës së Kosovës, sepse sipas saj pa të drejtë e urren Policinë e Kosovës.

“Sot nuk fitoi drejtësia, sot fitoi anarkia dhe shteti i Kosovës e fitoi një tjetër njollë të zezë para qytetarëve të saj brenda dhe miqve të saj jashtë. Alternativa dënon çdo sjellje të pamatur që synon rritjen e poenave politik për dikënd dhe humbjen e kredibilitetit shtetëror për Kosovën”, përfundoi kusari-lila ne Facebook

Ja postimi i plotë i saj:

Arrestimi i deputetëve të Kuvendit para dyerve të Institucionit më të lartë të shtetit, e përulë shtetin e Kosovës, institucionet e saj përfshi këtu Policinë e Shtetit.

Sot ndiej keqardhje dhe shpreh indinjatë për qytetarin e Republikës që pa të drejtë sot urren policët që morrën pjesë në arrestim, me të drejtë ndihet i fyer nga skenat e pështira që kurrë nuk u ndalën së shpërfaquri në Kosovën e pasluftës. 

Sot ka faj politika. Nuk kanë faj policët që arrestuan, ata po bënin detyrën e vet. Sot askush tjetër pos politikës nuk urdhëroi arrestimin pompoz mediatik para dyerve të institucionit të shtetit e deputetëve të Vetëvendosjes. Ata erdhen nga shtëpitë e tyre, pse nuk u ndalën kur dolën nga shtëpitë apo vendet ku e kanë kaluar natën? Pse u desh qe mediat dhe propaganda shtetërore të jenë pjesë e këtij arrestimi? 

Kujt i duhet kjo skenë? 

Vetëvendosjen si lëvizje politike definitivisht e rrit dhe jep arsye për frustrim, shtetin e denigron dhe e fyen dhe dikujt i jep arsye të cilësoj situatën si të paqëndrueshme dhe se shpejti duhet të reflektojmë për zgjedhje të reja apo shtyerje të dorëzimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale.

Sot nuk fitoi drejtësia, sot fitoi anarkia dhe shteti i Kosovës e fitoi një tjetër njollë të zezë para qytetarëve të saj brenda dhe miqve të saj jashtë.

Alternativa dënon çdo sjellje të pamatur që synon rritjen e poenave politik për dikënd dhe humbjen e kredibilitetit shtetëror për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat