Haradinaj: VV duhet t’i ndajë kundërshtimet politike nga ato ligjore

Aktuale

Haradinaj: VV duhet t’i ndajë kundërshtimet politike nga ato ligjore

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:43
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas arrestimit të deputetëve tre të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk është diçka e mirë që ndodhi por megjithatë kundërshtimet politike duhet të ndahen nga ato ligjore.

Haradinaj tha se edhe vet, bashkë me deputetët e AAK-së, ka kundërshtuar marrëveshjet mbesin rrezik për Kosovën, por që duket t’i përgjigjen organeve të drejtësisë.

Haradinaj: VV t’i ndaj kundërshtimet politike nga ato ligjore

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i z. Kurti, zonjës Kada dhe zonjës Haxhiu. Tani e vërteta është se kundërshtimi i marrëveshjeve të cilat kanë qenë dhe mbesin rrezik për Kosovën, është qëndrim politik në të cilin AAK edhe unë dhe kolegët e mi deputet kemi marrë pjesë dhe mendojmë se ai veprim i atëhershëm i kundërshtimit ka sjellë efektet të mira për vendit. Ekziston një dallim në qasje të procedurave, pse kundërshtimi ka qenë politik dhe është i pastër politik, nuk është sulm në rend dhe ligj. Ndërsa qëndrimi i AAK atëherë ka qenë se meqenëse është kundërshtim politik, e nuk është kundërshtim ligjor me iu përgjigj organeve të rendit dhe drejtësisë, këtu ekziston një dallim. Unë mendoj që deputetët që kanë pasur kurajon dhe vetëdijen me kundershtu, nuk kanë pse mos me u paraqit dhe në polici dhe në gjykatë, sepse ata s’kanë bërë kurgja që meriton me u mshef... Nuk më v jen mirë, nuk është diçka e mirë me ndodh kështu. Besoj dhe shpresoj që VV do ta shqyrtoj dhe do t’i ndajë atë që është kundërshtim politik dhe jo kundërshtim ligjor, pra vetëm këtu është dallimi. Sikurse kanë besu në atë kundërshtim, ata s’kanë pse me i ik ballafaqimit, qoftë me polici, qoftë prokurori, qoftë askund. Janë vepra ndryshe, por janë kundërshtime politike të pastërta. Kjo është bindja ime”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi thotë se skena të tilla si ato që ndodhen sot në Kuvend, nuk janë të mira dhe nuk i duhen Kosovës.

Isufi: Skena të tilla nuk i duhen Kosovës

“Institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë ashtu si duhet, sipas përgjegjësisë që e kanë, dhe nuk i duhen as skena të tilla Kosovës, kur ka me deputetë dhe me policinë përleshje, as injorim të seancave, të cilat duhet të jenë në nivelin që e kanë përgjegjësinë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Njëkohësisht theksojmë se për kauzën e ngritur dhe për demarkacionin dhe për asociacionin e kemi qëndrimin e njëjtë dhe nuk e kemi ndryshuar”, thotë ai.

Aida Dërguti nga VV thotë se nuk i befason as kjo ndërmarrje e Klanit Pronto. Dërguti thotë se arrestimin e deputetëve do të mund ta bënin pas përfundimit të seancës, por e bënë në fillim me skena spektakulare para opinionit, për t’i frikësuar dhe dërguar mesazhin që VV është një lëvizje që është kundër sistemit aktual dhe rrjedhimisht duhet ndëshkuar dhe arrestuar.

Dërguti: S’na befason as kjo ndërmarrje e klanit Pronto

“Ky sulm mbi lëvizjen VV është në vazhdën e sulmeve që tash e sa kohë kanë filluar kundër VV-së, duke përfshirë nga vendimi i padrejtë i aktivistëve tanë, të cilët pa asnjë provë u akuzuan si terroristë dhe u dënuan më 21 vjet burgim. Pastaj duke na e kontestuar fitoren në dy qytete dhe duke i quar në rivotim, dhe në fund duke i arrestuar deputetët në momentin që po hynin në Kuvendin e Kosovës. Nuk po na befason kjo ndërmarrje e “Klanit Pronto”, i cili tashmë ka kapur shtetin dhe në kuadër të saj ka organizuar në mënyrë të përsosur sistemin e padrejtësisë, ku i njëjti gjykatës që merr vendime për aktivistët tanë, merr vendim po ashtu për arrestimin e tre deputetëve dhe i pengon në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare, pra si përfaqësues të popullit në momentin kur ata po hynin në kuvend për të marrë pjesë në seancën”, tha ajo.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se pamje të tilla nuk duhet të përsëriten.

Hoti: Pamjet e tilla s’duhet të perseriten

“Besoj që ngjarjet e tilla dhe pamjet e tilla nuk duhet të përsëritet. Por unë i ftoj te gjithë  që t’i  nënshtrohen sundimit të ligjit dhe të respektojnë organet e drejtësisë, të kërkojnë drejtësi përmes rrugëve ligjore dhe kushtetuese”, tha ai.

Përndryshe, sot është arrestuar deputeti Albin Kurti, deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Pardje gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar urdhër arrest për të tretë pasi që ata nuk janë paraqitur në seancën ku janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat