Sefaj: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

Aktuale

Sefaj: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:06
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi ambasadoren e Finlandës lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë ku u vlerësua se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ambasadorja finlandeze, Huhtamaki u shpreh e kënaqur lidhur me të arriturat e deritanishme, duke theksuar gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin në mes të policive të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat