Akuza për krim të organizuar, ky është vendimi përfundimtar i Gjykatës për Limajn dhe të tjerët

Aktuale

Akuza për krim të organizuar, ky është vendimi përfundimtar i Gjykatës për Limajn dhe të tjerët

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:28
Fatmir Limaj para Gjykatës

(E plotësuar) -  Sot, më 24 nëntor të vitit 2017, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor i Kosovës, e ka marrë aktgjykimin e tij në të ashtuquajturin “rasti i MTPT-së”.

Ky rast ka pasur të bënte me  veprime te pretenduara korruptive tejet të ndërlikuara në Ministrinë e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit (MTPT) gjatë periudhës 2008-2010. Pesë të pandehur janë akuzuar për: krim të organizuar, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit, marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe për vepra penale të tjera në formën e mosdeklarimit të parave të marra gjatë fushatës në kundërshtim me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2004/2 mbi Pengimin e Pastrimit të Parave dhe Veprave të Ngjashme Penale.

Gjykata i ka refuzuar njëzëri dy pika të aktakuzës së PSRK-së për shkak të skadimit të afateve të parashkrimit. Sa u përket akuzave të tjera, trupi gjykues ka konstatuar se nuk ka qenë në gjendje të mbështetej në dy prova kryesore, sepse kjo do të përbënte shkelte të të drejtave themelore të personave të akuzuar. Vendimi i trupi gjykues për t’i liruar të gjithë të pandehurit nga akuzat e tjera ka qenë unanim dhe i bazuar në faktin se dëshmitë e tjera kanë qenë të pamjaftueshme për t’i vërtetuar krimet tej dyshimit të arsyeshëm. Palët do të kenë të drejtë të paraqesin kundërshtime ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve pas dorëzimit të tij.

***

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore gjykata sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në të gjitha pikat e akuzës.

Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e akuzuës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre dhe të tretën për marrje ryshfeti.

Salla brohoriti “Çeliku” kur kryetarja e trupit gjykues Maria Tuma shpalli aktgjykimin lirues ndaj Limajt në të gjitha pikat e akuzës

I akuzuari tjetër Florim Zuka akuzohej për dhënie ryshfeti dhe keqpërim i autorizimeve në ekonomi.

Zukës i është parashkruar pika e akuzvë për dhënie ryshfeti ndërsa u lirua nga akuza për keqpërdorim në ekonomi

Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Aktualisht, Limaj është Zëvendës Kryeministër i Kosovës.

Image

***

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me të gjitha pikat e akuzës në kohën sa ishte ministër i Transportit.

Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Ata janë liruar nga akuza për krim të organizuar, lidhur me akuzat për korrupsion në MTPT.

Ndërkohë që vendimi për pikat e tjera të aktakuzës është duke i lexuar gjykatësja e Eulexit në këtë rast.

Gjithçka gati, pas pak jepet vendimi për Fatmir Limajn dhe të tjerët

Fatmir Limaj i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit, është paraqitur në Gjykatë, ku pritet që të merret vendimi.

Fatmir Limaj akuzohet bashkë me Shpëtim Telakun, Endrit Shalën, Nexhat Krasniqin e Florim Zukën për krim të organizuar, abuzim me detyrën zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.

Fatmir Limaj ka thënë se zero cent janë keqpërdorur në kohën sa ka udhëhequr Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat