Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka komentuar për vrasjet politike. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shumë lehtë mund të zbardhen vrasjet dhe atentatet gjatë e pas luftës.
Sipas tij, këtë mund ta bëjnë presidenti, kryeministri, kryeparlamentari dhe komandantët tjerë që Qeveri e Parlament, përcjell Bota sot.
“Presidenti me heret e kryeministri dje, kerkojne qe te zbulohen vrasjet politike. Shume leht eshte te zbulohen vrasjet dhe atentatet gjate e pas lufte. Vetem behuni burra ti Kryeminister, Presidenti, Kryeparlamentari dhe komandatat qe i keni ne Qeveri dhe ne Parlament e i tregoni te gjitha, se ju i dini. Me kete e lironi veten, familjet e te vrareve pushojn me lehte dhe Kosova merr rrugen e mbare te zhvellimit si shtet”, ka shkruar Rudi.
Kujtojmë se vet Fetah Rudi, ishte shënjestër e një atentati me motive politike gjatë vitit 2000, nga i cili mbeti i invaliduar./BS