Kim Mehmeti reagon ashpër pas arrestimit të Albin Kurtit

Aktuale

Kim Mehmeti reagon ashpër pas arrestimit të Albin Kurtit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Kim Mehmeti

Shkrimtari dhe analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka komentuar arrestimin e sotëm të ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, bërë para Parlamentit të Kosovës.

“Në Kosovë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe mendësia e pushtuesit serb e sundimit të shtetit, që kryesisht mbështetet mbi parimin: nëse nuk prodhon mirëqenie, atëherë trillo armiq të popullit dhe të shtetit, që të kesh kë të burgosësh e kë të dënosh…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Arrestohet Albin Kurti

“Sot Kosova arriti edhe një ‘sukses’ në rrugëtimin e saj drejtë forcimit si shtetit i së ‘ drejtës dhe ligjshmërisë’: i arrestoi disa deputet të ‘rrezikshëm’ të VV?! Sikur ta luftonte hajdutërinë, korrupsionin, partizimin e institucioneve shtetërore …, me këtë entuziazëm siç e lufton Vetëvendosjen, Kosova qëmoti do ishte shtet normal, e jo vend i pabanueshëm për të rinjtë! Siç duket, në Kosovë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe mendësia e pushtuesit serb e sundimit të shtetit, që kryesisht mbështetet mbi parimin: nëse nuk prodhon mirëqenie, atëherë trillo armiq të popullit dhe të shtetit, që të kesh kë të burgosësh e kë të dënosh!” (Kim Mehmeti)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat