Reagon zyrtari i LDK-së: Paramendojeni sa qesharak mund të dukeshim para botës me Albin “kryeministrin”

Aktuale

Reagon zyrtari i LDK-së: Paramendojeni sa qesharak mund të dukeshim para botës me Albin “kryeministrin”

H. Orana Nga H. Orana Më 24 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Pamje nga arrestimi

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar përmes Facebook-ut lidhur me arrestimet e sotme të deputetëve të Vetëvendosjes. Gecaj thotë se Vetëvendosja duhet të tregojë nëse i njeh ose jo gjykatat e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

MAKE UP YOUR MIND (ndajeni mendjen)!

LVV duhet ta ndajë mendjen - ose i njeh ose nuk i njeh gjykatat; e jo si e kur t’u konvenoj: nuk paraqiten në gjykatë kur akuzohen për vepra penale, ndërsa vrapojnë si fëmiu i keq drejt tyre kur ua merr mendja se u është shkelë ndonjë e drejtë!???? Paramendojeni sa qesharak do të dukeshim para botës me Albin “kryeministrin” i cili nuk respekton gjyqësorin!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat