Kimete Berisha: Me pas mundësi e kisha pjek një dash sa Shaqir Totaj në këmbë

Aktuale

Kimete Berisha: Me pas mundësi e kisha pjek një dash sa Shaqir Totaj në këmbë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Kimete Berisha

Opinionistja e njohur Kimete Berisha, ka reaguar pas shpalljes së fituesve në Prishtinë dhe Prizren.

Berisha ka thënë se në Prishtinë nuk ka rëndësi kush ka fituar por e rëndësishme është kush ka humbur në Prizren.

Ja statusi i saj i plotë

Me pas mundësi sonte e kisha pjek një dash sa Shaqir Totaj në kambë, prej gëzimit.

Se, nuk është me rëndësi kush ka fituar në Prizren, me rëndësi është kush ka humbur në Prizren.

E sa i përket Prishtinës, kushdo që të kish fituar, mirë është, djem të mirë janë, mitrovicali mo, siç jemi ne.

E ti Shaqir Totaj, që burri plak komenton si ‘grua e keqe’ kundër meje (ashiqare) nëpër statusa patetik të militantëve të dhunshëm të PDK-së, dadave e dudive, ty sonte të kisha qorosë me raki t’fortë, derisa t’u kish ngri buzëqeshja në fytyrë, të kisha ‘ngushëllu’ për humbjen e të kisha kallzu qysh t’ka ‘përdorë’ shefi, e qysh ka me të gju si harrnin, qysh i ka gju deri sot krejt ‘shoktë’ e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat