“Rasti i rinumërimit të votave, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”

Aktuale

“Rasti i rinumërimit të votave, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”

H.Orana Nga H.Orana Më 26 nëntor 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

PZAP dje vendosi pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe kundër kërkesës së LDK-së për rinumërim të votave në Prishtinë. Ndërkaq sot, KQZ ka numëruar votat me kusht dhe me postë, duke e sjellë kështu si fitues në Prishtinë e Prizren, Lëvizjen Vetëvendosje.

Por duke iu referuar vendimit të PZAP, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se zakonisht vendimet gjyqësore nuk komentohen se vijnë nga institucionet e pavaruara, pra nuk mund të i bëhet koment politik për vendimin, por se në Kosovë është bërë shprehi të komentohen.

Image
Blerim Burjani

“Realisht gjithmonë kur një shkallë më e ultë se PZAP që është instanca e parë ka vendos për rinumërim, duhet hulumtuar saktë se si PZAP ka ardhur deri të ky vendim, sepse shkalla më e lartë në shumicën e rasteve, në këtë rast të vendimit të PZAP bënë konfirmimin e vendimit, nuk kam dëshirë të komentojë për këtë vendim, por duket se shumë pak ka mbetur me i besuar gjykatave dhe paneleve të tilla, pra para se të nxjerret një vendim mos të ketë lëvizje dhe lojëra të natyrave tjera”, thotë Burjani.

Sipas tij, ky rast tani mund të i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ka shumë raste për çudi se për këta njerëz që merren me gjyqësi, thjeshtë nuk e di kush e ka mirë në këtë shtet e kush jo prej instancave gjyqësore, përplotë raste ka pas kur vendimet e Gjykatës Supreme i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese, sipas kësaj logjike tash kërkesa për vlerësim të kushtetueshmirë duhet të i dërgohet Gjykatës Kushtetuese”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat