Arrestohen përsëri Albin Kurti e Donika Kadaj, kjo është arsyeja

Aktuale

Arrestohen përsëri Albin Kurti e Donika Kadaj, kjo është arsyeja

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 19:09
Momenti i arrestimit të Albin Kurtit

Policia e Kosovës në pasditen e sotme ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, për shkak të shkeljes së vendimit për qëndrim në arrest shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Hoti, e cila ka njoftuar se arrestimi është kryer në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarr veprimet ligjore për realizim të të njëjtës (urdhëresë së gjykatës) ndaj dy personave të apostrofuar nga ana juaj”, ka thënë Ahmeti.

Dy deputetët e Vetëvendosjes dje kanë shkelur vendimin e  gjykatës për qëndrim në arrest shtëpiak, pasi kanë dal për të festuar në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat