Ministri Gashi flet për rritjen e cilësisë së arsimit në një shkrim me plot gabime gjuhësore

Aktuale

Ministri Gashi flet për rritjen e cilësisë së arsimit në një shkrim me plot gabime gjuhësore

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:11
Dardan Gashi

Ministri i Diasporës premtoi sot se marrëveshjet e arritura në takimin mes dy qeverive shqiptare, parashohin rritjen e cilësisë së arsimit në diasporë.

Dardan Gashi, njëherësh edhe zëvendëskryeminstër në Qeverinë Haradinaj, tregoi për këtë marrëveshje përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Por, në shkrimin e Gashit për “rritjen e cilësisë së arsimit në diasporë” janë vënë në pah shumë gabime drejtshkrimore të zv/kryeministrit të Kosovës.

Ani pse përmendi arsimin dhe gjuhën shqipe, shkrimin të cilin e bëri ai, shihen qartë gabimet gjuhësore, të cilat nuk janë të pakta në numër.

Në vend të “veçantë”, zv/kryeministri Gashi ka shkruar “veqante”; në vend të “shqiptare”, ka shkruar “shpitare”. Por, edhe lëshime të tjera janë vërejtur në shkrimin e zv/kryeministrit kosovar.

“Nje urim i veqante per gjith diasporen shpitare nga Korca: sot bashkarisht vendosem ne mbledhjen e te dy qeverive qe tash e tutje diaspora shqptare do te jete nje trup i perbashket ashtu siq jemi nje komb! Qendrat Kulturore, arsimi ne gjuhen shqipe dhe te gjitha aktivitetet tjera do te bashkefinancohen e bashkerenditen nga te dy qeverite tona! Urime!”, shkroi ministri Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat