Në mes të fshatit të banuar me serbë, Thaçi ndërton shtëpi në Çagllavicë

Aktuale

Në mes të fshatit të banuar me serbë, Thaçi ndërton shtëpi në Çagllavicë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 15:07
Shtëpia e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Një mur i madh prej betoni e ndanë Sanjën nga shtëpia e fqinjit të ri.

Në mes të fshatit të banuar me serbë, në vendin më të lartë në Çagllavicë ka ndërtuar shtëpinë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pa shumë zhurmë e pa e deklaruar ndonjëherë, Thaçi, sipas burimeve të Fjala, po bëhet gati që për pak ditë të hyjë në shtëpi të re.

Gjatë gjithë verës aty është punuar pa ndërprerë, ndërsa i pari i vendit me raste i ka “inspektuar” punimet.

“E kam parë disa herë sivjet Thaçin, ka ardhur ta vizitoi objektin derisa ndërtohej”, tregon fqinja e Presidentit.

Të gjithë banorët, përreth godinës së veçuar në këtë zonë të Çagllavicës, thuajse janë serbë.

Por, atyre nuk u pengon fqinji i ri, për të cilin nuk tregojnë se kanë shumë simpati.

“Neve nuk na pengon kushdo çoftë. Nuk kemi problem me askënd”, thotë Sanja derisa kalon përgjatë murit të gjatë drejtë shkollës, e cila është ngjitur me shtëpinë e re të Thaçit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat