Pacolli vizitë zyrtare në SHBA

Aktuale

Pacolli vizitë zyrtare në SHBA

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 17:12
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitën e tij të parë zyrtare në këtë shtet, pas marrjes së detyrës.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Pacolli do të ketë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, kongresistë dhe personalitete tjera të larta në shtetin pritës.

Veç takimeve të shumta që pritet t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Pacolli do t’i adresohet edhe konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

Në konferencën e Këshillit Atlantik pritet të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat