Deputeti i PDK’së: Kush do të bëjë auditimin e bashkësive fetare

Aktuale

Deputeti i PDK’së: Kush do të bëjë auditimin e bashkësive fetare

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:53
Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka dhënë vërejtjet e tij rreth projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për liri fetare, duke thënë se ka mangësi që të trajtohen seriozisht, për të mos krijuar situata të paqarta.

“Kjo ka të bëjë me regjistrimin e bashkësive fetare si entitet juridik, si dhe për kriteret për mënyrat e shuarjes së bashkësisë fetare”, ka thënë ai.

Xhelili ka shtruar edhe pyetjen se kush do ta bëjë auditimin e bashkësive fetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat