Haradinaj: Prania e KFOR-it në Kosovë, faktor i rëndësishëm për paqe

Aktuale

Haradinaj: Prania e KFOR-it në Kosovë, faktor i rëndësishëm për paqe

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:27
Gjeneral Major Salvatore Cuoci dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe për proceset tjera në Kosovë.

Haradinaj falënderoi kreun e KFOR-it për mbështetjen që ky mision i jep popullit të Kosovës duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për ndihmën e pakursyer për FSK-në, në rritjen e gatishmërisë së saj operacionale dhe teknike, me shpresë se kjo ndihmë do të intensifikohet, në avancimin e kësaj force.

Shefi i ekzekutivit vendor e njoftoi gjeneral major Cuoci-n për proceset që po zhvillohen në Kosovë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.

“Prania e KFOR-it në Kosovë është një faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend por edhe për rajonin”, tha Haradinaj.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në fushën e sigurisë dhe të proceseve tjera demokratike në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat