“Dosti” i Ramush Haradinajt, shfaqet me një “mal” me para e dy revole përkrah kryeministrit - Bota Sot
“Dosti” i Ramush Haradinajt, shfaqet me një “mal” me para e dy revole përkrah kryeministrit

Aktuale

E premte, 15 dhjetor 2017

“Dosti” i Ramush Haradinajt, shfaqet me një “mal” me para e dy revole përkrah kryeministrit

Nga: B.S Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:46
Personi i fotografuar dhe shumë i afërt në foto me Ramush Haradinajn, shihet në foto me një tubë me para, para vetës dhe dy revole anash.

Një lexues i gazetës “Bota sot”, në emalin e redaksisë sonë ka dërguar disa foto, e në të cilat shihet kryeministri i Republikës së Kosovë, njëherit lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, i fotografuar me disa persona, e në bazë të fotove shihet se ata janë anëtarë të AAK-së.

Por, në mesin e këtyre personave, Haradinaj shihet i fotografua dhe shumë i afërt me një person, identitetin e të cilit “Bota sot” nuk ka arritur ta mësojë, por i cili në njërën nga fotot shfaqet me një tubë me para, para vetës dhe dy revole anash. Ky person, përveç fotove me Haradinajn, shihet i fotografuar edhe me anëtarë tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test