Kurti e Kadaj-Bujupi sillen në gjykatë

Aktuale

Kurti e Kadaj-Bujupi sillen në gjykatë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 09:45
Donika Kadaj-Bujupi

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka nisur seanca gjyqësore ndaj katër deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.

Nga paraburgimi janë sjellë në gjykate edhe Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi ndërkohë që të pranishëm janë edhe Albulena Haxhiu e Faton Topalli.

Sot pritet të dëshmojnë në Xhavit Haliti e Nuredin Ibishi, ndërkohë që të pranishme janë edhe Blerta Deliu e Flora Brovina, që në këtë proces konsiderohen të dëmtuara.

Seanca e caktuar të mbahej më 22 nëntor, pati dështuar pasi që munguan Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut. Atë ditë i pranishëm në seancë ishte vetëm Faton Topalli.

Gjyqtari i rastit Beqir Kalludra lëshoi urdhër arrest ndaj tyre. Deputetët u liruan vetëm 48 orë pasi ju caktua paraburgimi ndërsa më 27 nëntor u arrestuan përsëri pasi morën pjesë në festimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post që i dhanë fitoren kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat