Qeveria do të mbështesë Odën e Avokatëve të Kosovës

Aktuale

Qeveria do të mbështesë Odën e Avokatëve të Kosovës

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim me Odën e Avokatëve dhe për përfshirjen e saj në hartimin dhe shqyrtimin e draft ligjeve që prekin direkt sistemin e drejtësisë dhe fushat tjera që ndërlidhen me avokatinë.

Ai gjatë një takimi me përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në avancimin e agjendës legjislative dhe do të jetë përkrahëse në iniciativat e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se e mirëpret gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj për mbështetjen e ofruar dhe për mundësinë e përfshirjes së Odës së Avokatëve direkt në hartimin e draft ligjeve që ndërlidhen me këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat