Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve

Aktuale

Diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:28
Diplomojnë kadetë

Në kazermën ushtarake ,,Goce Dollçev” të Shkupit, dje u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Nga FSK-ja diplomuan dy kadetë(një nga radhët e komuniteti serb e tjetri nga ai boshnjak) si dhe dhanë betimin edhe dy kadetë të rinj, po nga radhët e komuniteteve.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë,  Radmilla Sheqerinska, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, familjarë të kadetëve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë, të Ministrisë për FSK-në, gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Azemina Qullum-shefe e Zyrës për Komunitete, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Image
Diplomojnë kadetë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat