Dogana, pjesë e takimit të doganave ballkanike

Aktuale

Dogana, pjesë e takimit të doganave ballkanike

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:26
Bahri Berisha po merr pjesë në takimin e drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha po merr pjesë në takimin e drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Berisha theksoi se qëllimet, objektivat dhe konceptet si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon, ashtu që ndihmojnë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit, si dhe të ndihmojnë në procesin e integrimit.

“Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”, tha ai.

Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore, ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat