Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi mbesin në paraburgim

Aktuale

Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi mbesin në paraburgim

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
ilustrim

Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, duke përfunduar seancën e sotme gjyqësore ka njoftuar se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Kalludra tha se ndaj këtij aktvendimi është përgatitur ankesë por lënda ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV’së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat