Ministri Tahiri i përkushtuar për rritjen e sigurisë në burgje

Aktuale

Ministri Tahiri i përkushtuar për rritjen e sigurisë në burgje

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Pamje nga takimi

Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur me punën në këtë qendër, dhe ka premtuar përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.

“Vërtetë mund të konstatojmë se Burgu i Sigurisë së Lartë në Republikën e Kosovës është shembull shumë i mirë i funksionimit, i respektimit të drejtave të burgosurve, dhe një shembull shumë i mirë i funksionimit të shërbimit korrektues në këtë qendër, të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe gjithë stafit. I përgëzoj për një përkushtim shumë të madh dhe efikas, pavarësisht problemeve që ballafaqohen në aspektin e kushteve të punës dhe çështjeve të sigurisë, këta arrijnë të bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe deri sot Republikës së Kosovës nuk i kanë shkaktuar asnjë problem, asnjë telashe, pavarësisht që ballafaqohen me probleme të rënda” tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit dhe të ministrit të Financave për të rritur sigurinë brenda burgjeve. Në këtë aspekt, puna e parë që do të bëhet është rritja e numrit të gardianëve .

“Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë në buxhet edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë. Kërkesa e Shërbimit Korrektues ka qenë diku rreth 80, mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Financave që të shtohen edhe për 40, kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të Shërbimit Korrektues dhe nuk do të kemi probleme” theksoi ministri Tahiri. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është shprehur i bindur se përkrahja e ministrit do t’iu mundësoj përmbushjen e nevojave që ka ky institucion.

“Ne e morëm një përkrahje shumë të fuqishme prej ministrit. Besoj që në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do t’ia arrijmë qëllimit edhe për staf edhe për pajisje të sigurisë, dhe për të gjitha nevojat që i ka ky institucion” tha Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat