Abdixhiku për festën me armë: Ky vend ka nevojë për prijës e jo banditë

Aktuale

Abdixhiku për festën me armë: Ky vend ka nevojë për prijës e jo banditë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:16
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas skandalit në të cilin janë përfshirë dy zëvendëskryeministra e figura të tjera të jetës politike në vend.

Sot u raportua se si në festën pas lirimit të Famir Limajt, zëvendëskryemisnitri Dardan Gashi e ish-kreytari i Skenderajt, Sami Lushtaku kanë gjuajtur me armë nga dhoma ku po zhvillohej ndeja.

“Qeveritarë e ministra që festojnë me armë, rafal e kaos. Ky është niveli i tyre. Kaq dinë për shtet, rend e ligj. Çfarë shembulli japin këta për të rinjtë; çfarë imazhi dërgojnë jashtë? Ky vend ka nevojë për prijës e jo banditë. Mjerim”, ka komentuar Abdixhiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat